Friday, April 5, 2013

Vigani dhe Edberi bashkë duke bërë thashetheme dhe plane

Banorët ndodhen të gjithë në dhomën e gjumit. Vigani me Edberin janë në të njëjtin krevat dhe flasin me njëri-tjetrin thuajse duke pëshpëritur. 
Të dy ata janë në të njëjtin grup, me Anaidin dhe me anë të pëshpëritjeve të tyre ata po i tregojnë njëri-tjetrit strategjinë, çfarë kanë bërë deri tani dhe thashetheme.
Edberi i tregon Viganit se deri më tani ka bërë 4 debate. Vigani i thotë se duhet të fillojnë të luajnë dhe se nesër mund të fillojnë të kapen me banorët. Edberi ka hall se mos e zbulojnë dhe madje i gjejnë edhe sekretin. Por ai shton se do ti ngacmojnë me gjëra të vogla dhe pa i ofenduar.
Vigani shprehet për vajzat e shtëpisë, që sipas tij janë të gjitha katastrofe. Ndërsa për sa i përket Elenës ajo i pëlqen pak. Po të mos i pëlqente farë, ai nuk do të mund të rrinte me të. Por ajo po i afrohet vetë dhe ky nuk di se çfarë të bëjë. Edberi i thotë që ti japi 3 ditë afat dhe ti thotë nëse do të qëndrojë me atë jashtë apo me Viganin, ndryshe jepi drejtim dhe ti thotë mirupafshim. Por Vigani i thotë se nëse ajo nuk do të donte, nuk do vinte ta puthte e të flinte me të! 
Edberi i jep zemër Viganit dhe i thotë të bëjë si ta ndjejë. Vigani mendon se ata të dy kanë një mundësi shumë të mirë sepse janë dy. Por duhet të fillojnë të lëvizin sepse po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë. Ai flet për Marselinin që sipas tij është problemi më i vogël, por nuk e shan dhe as e komenton shumë sepse i bie ti kushtojë shumë vëmendje.

No comments:

Post a Comment