Friday, April 26, 2013

Vazhdojnë ngacmimet;- Rikja-Anaidit “Je “lac Tirone”, i shkathët, po me dy fytyra kur je i shoqëruar”

Ngacmimet mes dy grupeve të banorëve vazhdojnë gjatë gjithë kohës, por ndërkohë që ata ngacmojnë me shaka edhe njëri-tjetrin brenda grupit. Kështu Anaidi ngacmon Riken dhe ajo ia kthen po me ironi. Rikja flet për shoqet e saj, ndërsa Anaidi e ngacmon gjatë gjithë kohës duke i thënë që t’ia prezantojë shoqet dhe të dalin bashkë kur të mbarojë Big Brother. Rikja i thotë se mikeshat e saj italiane i kanë kërkuar që pasi të dalë nga Big Brother t’i prezantojë me Edberin. Teksa flet për shoqet e saj dhe bisedat që ka bërë me to përpara se të hynte në shtëpi Rikja i thotë Anaidit “për ty më kanë thënë, mos iu afro fare atij se është “lac Tirone”. 

Këtë shprehje Rikja ia ka thënë disa herë Anaidit dhe duket se atij nuk i vjen mirë dhe fillon që ta pyesë se kush ia ka thënë një gjë të tillë dhe nëse është ndonjë person që e njeh Anaidin në jetën e tij jashtë shtëpisë. Rikja i thotë se ia kanë thënë njerëzit që kanë ndjekur Big Brother dhe më pas shton “në fillim ma thanë po pastaj e vërtetova vetë se që je një çikë lac ti, je nuk e mohon dot këtë”. Ajo qesh, ndërsa Elena i del në mbrojtje Anaidit duke thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë. 

Rikja më pas flet më seriozisht duke i thënë Anaidit se atë që mendon realisht për të e ka shprehur gjithmonë hapur në shtëpi. “Ti më dukesh djalë i shkathët, por lojën këtu brenda e bën me djallëzi” i thotë Rikja Anaidit. Anaidi i përgjigjet “I djallëzuar?!, është pak e rëndë kjo”, por Rikja vazhdon më tej duke i thënë “je me dy fytyra, ndryshon kur je vetëm dhe kur je i shoqëruar” duke iu referuar këtu Joanës. 

Më pas Anaidi dhe Elena fillojnë të bërtasin duke thënë se do të flenë bashkë sepse mendojnë se Joana dhe Vigani kanë fjetur bashkë sonte. Edhe Rikja u bashkohet ngacmimeve duke thënë me zë të lartë “e po si do flini bashkë ju?”. Kështu ngacmimet në shtëpi vazhdojnë. 

No comments:

Post a Comment