Monday, April 22, 2013

SHBA, nëna rreh për vdekje djalin 1-vjeçar


Një nënë amerikane ka vrarë djalin e saj 1-vjeçar në bashkëpunim me të dashurin e saj. Bryeon Hunter ka humbur që nga dita e martë dhe mendohet se ka vdekur, edhe pse autoritetet nuk kanë gjetur ende trupin e tij.
22-vjeçarja Lakeshia Baker i ka thënë policisë së Cikagos se vogëlushi është rrëmbyer duke bërë që të niste një kërkim i gjerë, por pa rezultat. Tashmë duket se historia e rrëmbimit ka qenë e trilluar dhe policia akuzon 22-vjeçaren dhe të dashurin e saj, Michael Scott, 21 vjeç, se e kanë rrahur fëmijën me rrip dhe e kanë lënë të vdesë në banjë.
Kur vdiq, çifti gjeti mënyrën për të zhdukur trupin dhe krijoi një plan për të bërë që të dukej si një rrëmbim. Ajo i kishte thënë oficerëve që tre meshkuj me origjinë latine e kishin rrahur në një rrugicë dhe i kishin marrë fëmijën.
Pas shumë hetimesh, policia kuptoi se Lakeshia po gënjente dhe më në fund ajo pranoi se së bashku me të dashurin e kishte rrahur djalin të hënën, ndërsa të martën ndërroi jetë i braktisur në banjë.
Tashmë pritet dënimi për nënën monstër.

No comments:

Post a Comment