Monday, April 22, 2013

Sqarim;- Edberi kërkon falje Elonës dhe Rikes

Ndërkohë që banorët merren me ndarjen e buxhetit, Rikja dhe Edberi ulen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të diskutojnë për keqkuptimet e tyre. Rikja i kërkon Edberit se përse ai bëri një lojë me to duke bërë që ajo dhe Elona të ndjeheshin keq nga loja e tij. Edberi i thotë asaj se ai ishte thjesht një provokim për të parë se sa të afërta janë me njëra-tjetrën Elona dhe Rikja. Rikja i thotë se ajo u ndje keq prej tij dhe se kjo lojë e bëri që të ndryshojë qëndrimin ndaj tij. Edberi i kërkon falje dhe më në fund sqarohet me Riken. 

Pak më vonë aty vjen edhe Elona e cila ende është e mërzitur me Edberin. Ajo i thotë atij se për të vazhduar në Big Brother nuk ka nevojën e një grupi, por preket kur zhgënjehet nga njerëzit që i konsideron të afërt dhe këtë nuk e justifikon as me faktin që ata janë të detyruar për të bërë lojë. “Unë për të fituar këtë gjë nuk më duhen aleatët, po për mua është shumë e rëndësishme besnikëria që kanë njerëzit”. Edberi e sqaron edhe atë se ishte thjesht një provokim për të parë se sa shumë janë afruar Elona dhe Rikja dhe i kërkon falje edhe asaj. Elona i thotë se e ka falur por kërkon që të dijë më shumë. Ajo mendon se Edberi po ua fsheh arsyen e vërtetë të lojës që bëri me dy vajzat. 

Më pas ata ndryshojnë bisedë dhe flasin për miqësinë e tyre dhe ato që vlerësojnë më shumë te miqtë që kanë. 

No comments:

Post a Comment