Monday, April 22, 2013

Elona, Rikja e Iliri debatojnë me Anaidin; Rikja: “Je bërë llafazan dhe provokon pa arsye”

Pasi Iliri i tregon banorëve për gjetjen e shishes së verës bosh, në shtëpi rifillon sërish debati mes Anaidit e Elonës, e cila e akuzon atë për fshehjen e ushqimeve, duke marrë shkas nga debati i pak minutave më parë. Edberi e pyet se kush e ka pirë shishen e verës, ndërsa Anaidi i përgjigjet: “Nëse do të dëgjosh se e kam pirë unë me Joanën, është e vërtetë, ne e kemi pirë”, i përgjigjet ai.

Kështu, fillon një debat mes tij e Elonës, e cila zgjat për disa minuta, ku pas pak ndërhyn edhe Rikja. Ajo i thotë vazhdimisht se ai është bërë shumë llafazan dhe se i provokon pa arsye banorët. “Unë të paktën nuk i përjetoj situatat me stres duke i ngrënë thonjtë”, shprehet Anaidi, ndërsa Rikja duke përfituar nga mënyra se si ai shprehet, ia kthen: “Jo, ti nuk ha thonjtë, ty të del gjak nga hundët”, gjë e cila i ka ndodhur Anaidit para disa ditësh. Ai ndihet shumë keq nga fjalët e saj dhe i kundërpërgjigjet me fjalë të ashpra, duke i thënë madje se ajo keqpërdor çdo fjalë që ai i ka thënë në mirëbesim.

Në debatin me tyre ndërhyn edhe Iliri pak më vonë, ku i kërkon Rikes që të mos vazhdojë të debatojë më me Anaidin, pasi ai është shumë banal në të folur dhe duke qenë se është femër, mund të ofendohet nga çdo fjalë e thënë prej tij. Iliri i bën të ditur se ai është duke i provokuar qëllimisht gjatë gjithë kohës e kështu fillon një debat mes tyre, ku të dy shkëmbejnë batuta kundrejt njëri-tjetrit.

Joana dhe Elena vazhdojnë të qëndrojnë ën dhomë, duke mos dashur të përfshihen në debat. Të njëjtën gjë bën edhe Shpendi, i cili nuk del nga dhoma, edhe pse dëgjon debatin mes banorëve dhe ka qenë i përfshirë në gjetjen e shishes, të cilën e ka pirë Anaidi e Joana fshehurazi nga pjesa tjetër e banorëve.

No comments:

Post a Comment