Saturday, April 27, 2013

BB6, zbulohet historia e dashurisë së Rikes me reperin Noizy

Rike ishte ftuar që të merrte pjesë që në edicionin e kaluar të “Big Brother”-it, por nga angazhimet e shumta që kishte pasur, e kishte refuzuar këtë propozim. Ndërkohë, në këtë edicion nuk kishte se si të mungonte. “Big Brother”, të shtunën që lamë pas u zbukurua edhe nga një modele superseksi. Bëhet fjalë për bukuroshen Rike Roci, e cila jeton në Milano të Italisë së bashku me nënën, vëllain dhe motrën e saj. Ajo atje punon si modele, edhe pse në opinionin shqiptar nuk është dhe aq e njohur për shkak se angazhimet si modele i ka fokusuar për momentin vetëm atje. Së bashku me lajmin, ne ju zbulojmë edhe imazhe të nxehta të modeles së njohur, së bashku me të dashurin e saj, italianin Luca Binatti, i cili nga sa mësuam është një prej DJ-ve më të njohur në Itali. Rike, nga sa mësohet është mikeshë e ngushtë me Klodian Çelën, banorin e shumëpërfolur të “BB3”, i cili u bë i pari personazh që pranoi prirjet homoseksuale.Por Luca nuk është i dashuri i vetëm që Rike ka pasur në jetë. Para tij mësohet se ajo ka qenë në një histori dashurie me reperin e suksesshëm nga Shqipëria, Noizy. Fotot që sjellim sot tregojnë për marrëdhënien e tyre, e cila është konfirmuar për “Bluetooth” nga burime të afërta me vajzën bukuroshe dhe reperin. Të njëjtat burime pohojnë se “sa herë që Noizy shkonte në Itali për koncerte, Rike ishte aty për ta shoqëruar”. “Shkonin shumë mirë bashkë dhe Rike dukej e dashuruar. Qëndronte me ditë e mbyllur në hotel me Noizy-n”, rrëfen një shoqe e saja. Marrëdhënia e tyre tashmë ka përfunduar, por pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar komunikimin me njëri-tjetrin, duke mbetur miq të mirë.

No comments:

Post a Comment