Wednesday, April 3, 2013

Lamtumirë vogëlushi im: Historia prekëse e një studenteje

Një studente për fotografi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e quajtur Callie Mitchell, zbuloi se ishte shtatzënë në mars të vitit të shkuar. Fillimisht ajo dhe i dashuri mendonin se do e mbanin beben, por pas dy muajsh nisën të kishin dyshime dhe vendosin ta japin beben për adoptim. Në këtë mënyrë nëna e re vendosi të mbajë një FOTO- ditar të udhëtimit të bebes nga shtatzënia e deri tek lindja dhe dorëzimi tek prindërit e saj. Sërish ajo pati dyshime dhe donte ta mbante beben, por prapë ndërroi mendje. Ata gjetën një çift për adoptim, duke menduar se ishin të përshtatshmit. Ajo merr e-maile që e mbajnë në informacion me foto e video nga vogëlushi. Muajin tjetër ajo do e vizitojë vogëlushin Leo në shtëpinë e prindërve. Ajo së bashku me nënën adoptive do bëjnë nga një tatuazh në nderim të Leos. /riniaforum/

No comments:

Post a Comment