Thursday, April 11, 2013

Lajme Nga Islami Kliko dhe Lexoo !!

Disa thuajnë:”Nëse nuk bën budallallëqe gjatë rinisë tënde atëherë s’do të të mbetet asgjë për të mbajtur mend kur të plakesh”
Unë kisha thënë: është në rregull të zbavitesh dhe të kënaqesh por vetem me atë që është e lejuar në Islam… Gjithashtu do t’ua rikujtoja se një nga personat të cilët do të jenë plotësisht të mbrojtur nga Dielli në Ditën e Gjykimit është ai person i cili kaloi rininë e tij në adhurim dhe respektim të Allahut, e ç’është më mirë se kjo të mbash mend???
Në Ditën kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij, ti do të jesh i mbrojtur nga Allahu nën hijen e Tij…

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: "Janë shtatë grupe që Allahu do t'i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: udhëheqësi i drejtë, i riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm, njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë, dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë, ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: "I frikësohem Allahut", personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë". [ α ]



No comments:

Post a Comment