Monday, April 8, 2013

Joana vazhdon lojën me Edberin, ndërsa Anaidi afrohet me Elenën

Xhimi dhe Anaidi ndodhen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të diskutojnë për lojrat dhe rrengjet që u bëjnë banorëve. Ndër të tjera ata planifikojnë se çfarë mund të bëjnë për të vënë në lojë banorët. Ndër të tjera Anaidi hedh idenë që t’i trembin banorët duke u fshehur poshtë krevatëve. E ndërkohë që Anaidi e Xhimi thurin plane, banorët e tjerë ndodhen në dhomën e gjumit duke biseduar qetësisht.

Pas minuta më vonë edhe Xhimi e Anaidi shkojnë në dhomën e gjumit. Anaidi ulet pranë Elenës dhe të fillojnë të bisedojnë për gjëra të përgjithshme, për shoqërinë e tyre jashtë shtëpisë dhe më pas për sekretet. Anaidi mundohet të zbulojë nga ajo nëse ka pirë ndonjëherë cigare apo jo, por Elena i shmanget pyetjes dhe nuk i kthen përgjigje. Ajo pyet Anaidin për sekretet sepse është ende e paqartë se çfarë bëhet me sekretet e banorëve që kanë dalë jashtë shtëpisë, duke u nisur nga fakti që një pjesë e indikacioneve janë pikërisht për sekretet e atyre që kanë dalë nga shtëpia.

Ndërkohë në dhomën e gjumit ndodhet edhe Joana e cila vazhdon të luajë me Edberin. Anaidi është shprehur disa herë se nëse Joana afrohet me Edberin apo me ndonjë nga djemtë e tjerë të shtëpisë, të njëjtën gjë do të bëjë edhe ai me vajzat. Duket se të dy po bëjnë përsëri të njëjtën lojë ku Joana afrohet me Edberin për të bërë xheloz Anaidin dhe ai me Elenën për të bërë xheloze Joanën. 

No comments:

Post a Comment