Friday, April 5, 2013

Elena dhe Vigani zgjohen mes puthjesh e përqafimesh

Në shtëpinë e Big Brother janë ndezur dritat dhe muzika në sfond. Banorët fillojnë të zgjohen. Këtë mëngjes afrimiteti i tyre duket më i madh pas planeve dhe intrigave që kanë bërë për të vënë në lojë banorët. Anaidi dhe Joana si zakonisht zgjohen duke u puthur e përqafuar, por edhe banorë të tjerë zgjohen mes puthjeve e përkëdheljeve të shumta.

Elena dhe Vigani gjithashtu qëndrojnë disa minuta të përqafuar edhe pse janë zgjuar nga gjumi. Ata kanë bërë plane kundër banorëve të tjerë duke u shtirur sikur janë zënë e më pas kanë fjetur përsëri bashkë duke kërkuar që të nxisin thashetheme te pjesa tjetër e banorëve. 

Nga ana tjetër edhe Iliri dhe Olta kanë vendosur që të bëjnë lojë për banorët e tjerë. Pas disa ngacmimeve që Anaidi i bëri Oltës në lidhje me afrimitetin që3 ajo ka krijuar me Ilirin, ajo vendosi që bashkë me Ilirin të flenë bashkë dhe të shtiren sikur e pëlqejnë njëri-tjetrin që të nxisin thashetheme tek ata. 

Kështu “çiftet” pasi zgjohen dhe vënë re se po vëzhgohen nga banorët e tjerë që janë zgjuar fillojnë të puthen, përqafohen e të përkëdhelin njëri-tjetrin, për ta bërë sa më reale lojën e tyre. tashmë mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë kjo lojë. 

No comments:

Post a Comment