Sunday, April 7, 2013

Anaidi-Joanës: “Respekto veten, distancohu nga unë”; Joana: “Nuk jam kthyer me të”

Xhimi e Elona vazhdojnë bisedën e tyre në kopsht, duke folur për vetën e duke e krahasuar jetën jashtë me sjelljen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother. Elona thotë se në jetën jashtë është shumë e gjallë, por tani mes banorëve e ngjarjeve në shtëpi nuk mund të sillet si e tillë. “Unë këtu kam ardhur për të shfaqur diçka pozitive në publik e jo të kundërtën”, shprehet Elona. “Nuk ke për të humbur”, i thotë Xhimi. 
Pak minuta më vonë ata vendosin të shkojnë brenda. 

Banorët në dhomën e ndenjes bëjnë shaka e hedhin batuta midis njëri-tjetrit, duke u argëtuar para se të shkojnë të flenë. Disa prej tyre hanë diçka e pastaj ikin në dhomat e gjumit duke u bërë gati për të fjetur gjumë.

Anaidi e Joana ndodhen në ambientet e banjës, duke folur me njëri-tjetrit për sa i përket raportit që duhet të kenë që tani e tutje. Anaidi e këshillon që ajo të mbajë largësi me të që në këto momente, pasi fakti që e ndjeu afër të dashurin nga surpriza dhe dhuratat e tij do të thotë që ndien për të dhe se duhet të jetë me të. “Duhet të respektosh më shumë veten, prandaj duhet të më qëndrosh larg”, i bën të qartë Anaidi, ndërsa Joana ia kthen: “Unë e kam respektuar veten dhe nuk kam marrë një vendim për t’u kthyer me të”. Ajo mendon se do të ketë nevojë për Anaidin dhe kërkon që ta ndiejë atë pranë, por Anaidi i bën të qartë se po mendon për të mirën e saj në këtë rast. “Mos e diskuto më të lutëm, të lutëm”, përsërit Joana, ndërsa shkon në dhomën e gjumit. 

Ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe pas insistimit të Joanës vendosin te flenë sërish bashkë.
Pas pak minutash të gjithë banorët janë duke fjetur. 

No comments:

Post a Comment