Tuesday, April 9, 2013
Joana flet me krenari për të dashurin; Vigani dhe Edberi thurin plane
Disa nga banorët në kuzhinë janë duke u marrë ende me gatimin e tortës, ndërsa disa të tjerë qëndrojnë afër tyre duke i parë teksa gatuajnë.
Joana dhe Edberi ulen në njërin prej kolltukëve në dhomën e ndenjes e fillojnë të bisedojnë. Edebri është kuroz të mësojë më shumë për të dashurin e Joanës jashtë shtëpisë dhe e pyet atë në lidhje me punën që ai bën dhe shkollimin e tij. Joana tregon se Jani është nga Mirdita dhe jeton në Athinë. Ajo flet me krenari për të kur tregon për tri punët që ai bën. “Merret me tregti makinash; ka një parking të vetin, ku punon për dy klabe; është menaxher i një pike karburanti, në të cilin ka një lokal për kafé e një market të vogël, një lavash, si edhe merret me menaxhimin e të gjithë punëtorëve si edhe me shlyerjen për bankat”, tregon Joana për Janin. Ajo thotë se ai punon shumë dhe se është shumë i kënaqur me punën dhe të ardhurat. Joana tregon se ai ka studiuar për menaxhim në Athinë.
Më pas Vigani e pyet atë rreth planit që Anaidi dhe ajo kanë për strategjinë e lojës gjatë kësaj jave dhe Joana i tregon se ata gjatë kësaj jave do të rrinë në heshtje e mbase pas dy javësh mund të fillojnë sërish me planet e tyre për banorët.
Pas pak Edberi çohet dhe fillon të flasë me Viganin në një cep të shtëpisë, ku Vigani i tregon se sot ka qenë një ditë e qetë për ta, si edhe për pjesën tjetër të banorëve. Por Vigani mendon që gjatë ditës së nesërme ata të krijojnë ndonjë debat me banorët në shtëpi. “Do të hap unë një debat e pastaj merr edhe ti pjesë”, i thotë Vigani e pas pak minutash bashkohen sërish me banorët e tjerë, për të mos rënë në sy tek ta.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment