Vigani sëbashku me Edberin kanë dalë në oborr dhe po bisedojnë rreth banorëve të tjerë dhe lojës së tyre. Edberi i tregon Viganit se ka biseduar me Elenën dhe e ka pyetur gjerë e gjatë për të. Ai madje i tregon edhe provokimet që i ka bërë asaj. Për shembull, Edberi e ka provokuar nëse ajo ndjen gjë për Viganin ose jo, nëse ajo nuk ndjen absolutisht asgjë përse nuk i futet edhe atij ose ndonjë banori tjetër, në krevat?
Vigani i sugjeron Edberit, që duhet të kapi anët negative të Elenës.
Të njëjtën gjë po bën edhe ai me Joanën dhe Anaidin. Ai i përmend Edberit se kanë qënë pikërisht Joana me Anaidin që e kanë nominuar.
Ata janë të bindur që banorët e tjerë nuk e kanë kuptuar lojën e tyre, dhe se ata mendojnë që Vigani me Edberin nuk po kuptojnë gjë se çfarë po ndodh në shtëpi. Por dy banorët kuptojnë shumë mirë çdo gjë, dhe po i përshtaten lojës më së miri.
No comments:
Post a Comment