Aktualisht këngëtari i njohur Sinan Hoxha është duke punuar në albumin e tij të ri i cili thotë se do të ketë tetë këngë. Dy prej këngëve në album do të jenë të folkut shqiptarë, ndërkaq të tjerat do të jenë me zhanre të ndryshme. Në këtë album Sinani është duke punuar me kompozitorin Alfred Sula, ndërkaq dy videoklipe të albumit do ti realizoj me produksionin “Max Production”.“Jam duke punuar mjaftë shumë në albumin tim më të ri, i cili do ti ketë tetë këngë të reja, ku secila prej tyre ngërthen në vete një tekst përmbajtjesor. Uroj që adhuruesit ta pëlqejnë këtë projekt timin”, ka thënë ai për “Zëri”. Sinani përveç punës në album është i angazhuar edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Thuajse në çdo fundjavë ai thotë se gjendet diku me mbrëmje muzikore qoftë në Shqipëri apo edhe jashtë saj.
No comments:
Post a Comment