Tuesday, April 9, 2013

Joana për Edberin

Joana sëbashku me Viganin dhe Elenën ndodhen në dhomën e gjumit. Ata janë duke folur për Edberin. Joana i thotë Viganit se nuk do që Edberi të ushqejë ndjenja për të, sepse ajo nuk mund tja kthejë në të njëjtën monedhë. Vigani e ngacmon duke e pyetur më tej. Edberi me sa duket i ka shprehur Joanës ndjenja simpatie. Ndërsa ajo thotë se fillimisht nuk e ka kuptuar ngacmimin e tij. Ajo i tregon Viganit se Edberin e vlerëson shumë, por nuk do që ai të mendojë se ajo ka ndjesi të njëjta si ai.
Vigani e pyet se cila do jetë sjellja e Joanës në vijueshmëri me Edberin. Por ajo i përgjigjet që do jetë normal, mbase do jetë ajo pak më e tërhequr duke qënë se nuk do që ai të mendojë ndryshe.


No comments:

Post a Comment