Tuesday, April 9, 2013

Elena e inatosur me Viganin;-Joana “Ti afrohu me Anaidin ose Edberin”

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe aty ndodhet edhe Viganin dhe Olta. Elena është duke i parë dhe fillon që t’i komentojë me Joanën. Olta është ulur në prehrin e Viganit dhe të dy puthen e përqafohen. Kjo gjë nuk i pëlqen Elenës dhe Joanës. Dy vajzat thonë se Olta dhe Vigani sillen në këtë mënyrë për lojë dhe Joana i thotë Elenës “mos bjer viktimë, meqenëse ai sillet kështu, ti bëj të njëjtën gjë me Anaidin”. 
Në kuzhinë ndodhet edhe Anaidi i cili ndërhyn në bisedën e dy vajzave dhe u thotë se ai nuk mund të luajë me Elenën sepse ata të dy e kanë bërë më parë të njëjtën lojë. Joana i thotë Elenës se ajo mund të afrohet me Edberin. 

Të tre ndajnë mendimin se Olta po bën lojë dhe se ajo po përpiqet që të krijojë ide të gabuara te banorët e tjerë. “Ajo e bën për xhelozi” thotë Anaidi dhe dy vajzat i japin të drejtë atij. Elena nga ana tjetër thotë se i vjen inat me Viganin sepse ai i ka qëndruar larg asaj dhe se po afrohet shumë me Oltën. Ajo thotë se Olta po e shfrytëzon për lojë, por ai nuk e kupton. “Ai është peshk” thotë Elena duke shtuar më pas së Vigani bie lehtë pre e lojës së të tjerëve. 

Më pas Elena largohet, ndërsa banorët e tjerë diskutojnë për gatimin dhe menaxhimin e ushqimeve gjatë javës.

No comments:

Post a Comment