Pasi Iliri i tregon banorëve për gjetjen e shishes
së verës bosh, në shtëpi rifillon sërish debati mes Anaidit e Elonës, e
cila e akuzon atë për fshehjen e ushqimeve, duke marrë shkas nga debati
i pak minutave më parë. Edberi e pyet se kush e ka pirë shishen e
verës, ndërsa Anaidi i përgjigjet: “Nëse do të dëgjosh se e kam pirë unë
me Joanën, është e vërtetë, ne e kemi pirë”, i përgjigjet ai.
Kështu, fillon një debat mes tij e Elonës, e cila zgjat për disa minuta,
ku pas pak ndërhyn edhe Rikja. Ajo i thotë vazhdimisht se ai është bërë
shumë llafazan dhe se i provokon pa arsye banorët. “Unë të paktën nuk i
përjetoj situatat me stres duke i ngrënë thonjtë”, shprehet Anaidi,
ndërsa Rikja duke përfituar nga mënyra se si ai shprehet, ia kthen: “Jo,
ti nuk ha thonjtë, ty të del gjak nga hundët”, gjë e cila i ka ndodhur
Anaidit para disa ditësh. Ai ndihet shumë keq nga fjalët e saj dhe i
kundërpërgjigjet me fjalë të ashpra, duke i thënë madje se ajo keqpërdor
çdo fjalë që ai i ka thënë në mirëbesim.
Në debatin me tyre ndërhyn edhe Iliri pak më vonë, ku i kërkon Rikes që
të mos vazhdojë të debatojë më me Anaidin, pasi ai është shumë banal në
të folur dhe duke qenë se është femër, mund të ofendohet nga çdo fjalë e
thënë prej tij. Iliri i bën të ditur se ai është duke i provokuar
qëllimisht gjatë gjithë kohës e kështu fillon një debat mes tyre, ku të
dy shkëmbejnë batuta kundrejt njëri-tjetrit.
Joana dhe Elena vazhdojnë të qëndrojnë ën dhomë, duke mos dashur të
përfshihen në debat. Të njëjtën gjë bën edhe Shpendi, i cili nuk del nga
dhoma, edhe pse dëgjon debatin mes banorëve dhe ka qenë i përfshirë në
gjetjen e shishes, të cilën e ka pirë Anaidi e Joana fshehurazi nga
pjesa tjetër e banorëve.
No comments:
Post a Comment