Vigani ndodhet në kuzhinë duke larë enët dhe pranë tij shkon edhe Edberi. Dy djemtë fillojnë të bëjnë thashetheme për lojrat e banorëve të tjerë. Edberi e pyet Viganin se si po shkojnë këtë javë planet për lojra të Anaidit dhe Joanës dhe Vigani i përgjigjet duke bërë një analizë të lojës së Anaidit dhe Joanës të cilët u munduan që nëpërmjet intrigave të përdorin në lojë edhe Vigani dhe Edberin.
Vigani i thotë Edberit se ka vënë re se banorët nuk kanë besim te njëri-tjetri dhe se sa herë që ai ndodhet me dikë, vjen dikush tjetër dhe i thotë “bëj kujdes se po mundohet të të përdorë”. Vigani thotë se të njëjtën shprehje ia ka thënë Iliri, Anaidi, Xhimi e shpendi dhe i sugjeron Edberit që të luajnë me këtë pjesë. Vigani thotë se ata duhet ta mbajnë mirë me të gjithë banorët duke u lënë të kuptojnë se po ua dëgjojnë fjalën, ndërkohë që duhet të bëjnë lojën e tyre.
Ndër të tjera dy djemtë flasin për planet e Joanës dhe Anaidit të cilët u munduan që t’i përdornin në lojë kundër banorëve të tjerë, por nuk ia arritën. Edberi thotë se e pyeti Joanën “Si po shkojnë planet për këtë javë?” dhe ajo iu përgjigj “këtë javë e kemi pushim”. Vigani e këshillon që ai të vazhdojë lojën me Joanën sepse tashmë ajo nuk ka se si ta largojë. Joana e përdori Edberin për Xhelozi ndaj Anaidit dhe tashmë nuk ka se si ta largojë sepse nuk ka një arsye të fortë. “Ti puthe, thuaji hajde rri këtu me mua dhe ajo po ndenji aty dy tri orë do flejë me ty, po erdhi me bo muhabet për ca kohë aq e pat ajo s’çohet më, aty ka me fjet” i thotë Vigani Edberit. Ai i thotë se nëse ai vazhdon që të qëndrojë pranë Joanës dhe të flejë me të, kjo do të bënte xheloz Anaidin dhe ai bashkë me Joanën do të ishin vetë pre e një loje që nisën vetë.
Edberi qesh me planet e Viganit dhe i thotë “po iki ta puth pak tani Joanën” dhe Vigani e këshillon “po shko dhe thuaji, ku je o drita e syve të mi”. Kështu Edberi largohet duke qeshur dhe shkon dhe puth Joanën për të vazhduar më tej lojën, ndërsa Vigani vazhdon të lajë enët në kuzhinë.
No comments:
Post a Comment