Sunday, April 28, 2013
Eldora i tregon Rikes e Viganit: “Një gjest si ai i Shpendit kanë ndërmarrë edhe prindërit e mi për mua”
Vigani shkon afër Eldorës e Rikes në dhomën e ndenjes, të cilat janë duke diskutuar për surprizën që i është bërë Shpendit nga Vëllai i Madh dhe për gjestin e tij human. Eldora është ndier shumë keq pas asaj surprize e thotë se kjo surprizë e ka bërë të mendojë diçka që ka të bëjë me jetën e saj.
Ndërsa Vigani mendon se ajo është mërzitur për shkak të nominimit të tij kundrejt saj dhe mundohet ta sqarojë për arsyen e këtij nominimi, duke thënë se nuk mund t’i dalë hapur personave që kërkon të sulmojë. Por Eldora i thotë se relatat me të do të vazhdojnë të jenë ashtu si më parë dhe se nominimi i tij nuk ka ndikuar absolutisht për keq tek ajo.
Ajo që e ka bërë Eldorën të mërzitet është diçka që ka të bëjë me sekretin e saj, por që ajo vendos ta ndajë me Riken dhe Viganin, duke qenë se ata janë në brendësi të sekretit të saj.
Eldora tregon se një sipërmarrje të tillë si ajo e Shpendit e kanë ndërmarrë edhe prindërit e saj për sa i përket problemit që ka Eldora, por nuk kanë mundur dot t’ia dalin. Ajo tregon se gjatë kohës që ka parë videon është prekur shumë dhe ka kujtuar komplet situatën e saj e mënyrën se si mund ta kenë përjetuar ata. Eldora preket e loton teksa u tregon banorëve historinë e saj, duke u kërkuar që të mos i tregojnë pjesës tjetër të banorëve, pasi ka të bëjë drejtpërdrejt me sekretin e saj.
Megjithatë, Eldora ndihet shumë mirë që ka mundur të krijojë një afrimitet të tillë me një njeri me zemër kaq të madhe sa e Shpendit. Dhe gjithashtu thotë se i vjen shumë mirë që Shpendi ia ka arritur qëllimit e ka mundur të ketë pranë njerëz të mirë e të ndjeshëm.
Vigani e Rikja i qëndrojnë pranë e mundohen ta qetësojnë, duke i thënë se ajo ka karakter shumë të fortë dhe është njeri pozitiv mbi të gjitha e për këtë gjë duhet të jetë krenare. “Ti mos pretendo të të kuptojnë ca njerëz negativë që çdo gjë e kanë pasur gati”, i thotë Rikja, ndërsa Eldora u thotë se ata duhet të vlerësojnë çdo ditë të jetës si edhe shëndetin e tyre, pasi në botë ka shumë njerëz që nuk e kanë edhe aq të lehtë jetën.
Ndërsa Vigani e Rikja, pasi e qetësojnë, mendojnë se ç’do t’u thonë banorëve që mund ta kenë parë Eldorën duke qarë. Por pas pak aty shkon Elona e kur merr vesh që Eldora ka qarë për videon e shfaqur për Shpendin, i thotë se nuk ka arsye për të qarë, pasi ai është një gjest shumë i bukur.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment