Sunday, April 7, 2013

Edberi dhe Vigani bëjnë thashetheme

Vigani dhe Edberi dalin jashtë e fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin rreth ngjarjeve në shtëpi. Vigani i kërkon mendim Edberit për qëndrimin që duhet të mbajë me Elenën dhe nëse duhet të vazhdojë të ketë një lidhje me të apo të distancohet sa është ende herët. Edberi i kërkon që ai të ketë kujdes e të mos afrohet shumë me të, ndërsa Vigani i bën të qartë se edhe nëse krijon një raport më të afërt, gjithçka do të mbettë në kuadër të lojës dhe se kur të dalin jashtë nuk do të vazhdojë më asgjë. 

Më pas ata ecin rreth pishinës e fillojnë ët bëjnë thashetheme rreth ngjarjeve në shtëpi. Edberi mendon se Elona ka karakter shumë të fortë dhe i tregon Viganit se e ka kuptuar këtë pas nj bisede që ka bërë gjatë natës së mbrëmshme. Më vonë flasin për Marselinin me keqardhje, pasi të dy kanë biseduar me të gjatë ditës së djeshme dhe ai u ka shprehur mallin për të birin. 

Të dy flasin më vonë për Shpendin, duke shprehur vlerësim për të e për karakterin e tij të fortë, duke marrë parasysh problemet e tij në familje. Pas pak aty shkon Shpendi e të tre bisedojnë rreth disa ngjarjeve në shtëpi. Shpendi gjykon sjelljen e Ilirit, ku sipas tij Iliri e ekzagjeron në shumë situata me shakatë e tij. 

Ndërsa Anaidi dhe Xhimi shkojnë në kuzhinë e fillojnë të gatuajnë me njëri-tjetrin. 

Shpendi shkon në sallon e fillon të flasë me Eldorën, ku më pas shkon edhe Iliri. Të tre fillojnë të flasin për Oltën e për faktin që ajo nuk ka fjetur me Ilirin gjatë natës. Të tre bëjnë shaka e qeshin me shakatë e Ilirit kundrejt marrëdhënies së tij me Oltën.



No comments:

Post a Comment