Monday, April 8, 2013

Anaidi e Xhimi, rreng për Viganin; Improvizojnë sikur bie tërmet

Ndërkohë që banorët janë duke biseduar e duke bërë shaka në dhomën e ndenjes, Anaidi e Xhimi shkojnë në dhomën e gjumit para se të shkojë Vigani, për t’i bërë lojën për të cilën kanë bërë plan që para disa orësh me njëri-tjetrin. Anaidi futet poshtë krevatit të tij e ndërsa Vigani shtrihet, Anaidi lëviz poshtë, duke improvizuar një tërmet. Nga ana tjetër, Xhimi i cili qëndronte i shtrirë në njërin nga krevatet, çohet, duke u munduar ta bëjë sa më reale situatën, por Vigani edhe pse trembet e kupton që bëhej fjalë për një shaka. Xhimi e fajëson Anaidin për këtë gjë, pasi nuk ka improvizuar siç duhet. Ata qeshin me të madhe teksa ia tregojnë edhe pjesës tjetër të banorëve, megjithëse nuk e konsiderojnë të realizuar mirë, pasi do të donin që në lojën e tyre të përfshiheshin edhe banorët e tjerë. 

Teksa shkon dhe ia tregon historinë Shpendit, Anaidi mendon që të bëjnë edhe një shaka për Oltën, pro më bashkëpunimin e Ilirit. Më pas aty shkon edhe Xhimi e të gjithë qeshin me situatën e krijuar teksa e tregojnë me detaje mënyrën se si e kanë realizuar lojën ndaj Viganit. Ata kishin në plan që t’ia bënin edhe Edberit një lojë të tillë, por tashmë u mor vesh nga të gjithë banorët

No comments:

Post a Comment