Tuesday, May 7, 2013

Ja sa herë ka marrë drogë



 Lindsay Lohan ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë e varur nga droga, porse ka marrë kokainë vetëm pesë herë gjatë gjithë jetës. Si shkaktar të problemeve të saj, ajo e konsideron zhvendosjen në Los-Anxhelos kur ishte vajzë e re.
“Herën e parë jam arrestuar për shkak të vozitjes nën ndikimin e drogës. Policia gjeti drogë tek unë dhe kjo ka qenë hera e parë që e kam konsumuar. Të gjithë mendojnë se e kam përdorur vazhdimisht, por këtë e kam bërë katër ose pesë herë në jetë. Nuk më pëlqen, ma kujton babanë. Gjatë moshës 20 dhe 23-vjeçare kam marrë kokainë katër herë, ndërsa jam kapur dy herë. Asnjëherë nuk kam përdorur heroinë e as që jam shpuar. Po ashtu, kurrë nuk kam përdorur LSD. Kam frikë nga gjëra të tilla”, ka treguar aktorja, e cila ka pranuar se më shumë ka konsumuar marihuanë dhe ekstazi.

No comments:

Post a Comment